Në 4 muaj, 1 ton kokainë në Portin e Durrësit/ Si erdhën me kontenier nga Amerika Latine

Në 4 muaj, 1 ton kokainë në…

Trafikimi i sasive të mëdha të kokainë përmes kontejnerëve me banane nga Amerika Latine është një skenar që përsëritet në Portin Detar të Durrësit. Vetëm në harkun e katër muajve janë kapur 5 ngarkesa me mbi 1 ton kokainë që vinte nga Amerika e Jugut.

Para ngarkesës së djeshme prej 7 kilogramë kokaine u sekuestruan edhe katër ngarkesa të tjera për afro 120 ditë. Më 18 qershor, u kapën në Portin e Durrësit një sasi shumë e madhe kokaine, plot 325 kg drogë që kalonte transit në territorin shqiptar me destinacion Italinë. Sasia e kokainës u gjet nga Policia e Durrësit në serbatorin e një kamioni me targa të huaja.

Më datë 10 prill, një tjetër sasi prej 134 kg e ndarë në 120 pako u kap nga Policia. Droga u gjet po në një kontejner të mbushur me banane për llogari të kompanisë shqiptare “Masabi Fruits” me seli në Kombinat të Tiranës, në anijen “Dance” që u nis nga Ekuadori.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit