Në 94’ u nis për në Greqi, familjarët kërkojnë Gëzimin nga Bajram Curri

Në 94’ u nis për në Greqi,…

Gezim Bala, i lindur më 08.05.1972Bajram Curri dhe i rritur në Fierzë, është zhdukur pa gjurmë që nga fundi i tetorit 1994, kur u largua drejt Greqisë për një jetë më të mirë.

Edhe pse kanë kaluar 30 vite, familja e tij vazhdon ta kërkojë me shpresën se dikush, diku, mund të ketë informacion për të.

Motra e tij thotë se kanë trokitur në çdo derë, kanë kontaktuar me emisione dhe institucione në Shqipëri, por gjithçka ka qenë pa rezultat.

Ai është larguar nga Shqipëria rreth datës 26 tetor 1994, por që nga ky moment kontaktet me të janë zhdukur.

Nëse është dikush që ka jetuar në atë kohë në Greqi apo e ka njohur Gezimin, lutemi të ndajë këtë postim ose të kontaktojë redaksinë. Çdo informacion, sado i vogël, mund të bëjë diferencën pas kaq shumë vitesh dhimbje e pasigurie.

Mesazhi i mbesës:

Pershendetje JOQ , Po ju drejtohem ju ndoshta si shpresa e fundit.  Po ju shkruaj ne emer te nenes time qe kerkon vellain e saj (dajen tim )qe 30 vite . Ju kemi drejtuar Shume emisioneve ne shqiperi por kemi pasur vetem informazioni te rreme , e kemi kerkuar ne shume vende por pa rezultate . Shpresoj qe dikush nga gjithe shqiptaret neper bote qe ndjekun kete faqe te ken ndonje informacion.

Quhet Gezim Bala lindur me 08/05/1972 ne Bajram-Curr  rritur ne Fierze zonen B . Sot do ishte 53 vjeq Eshte larguar per nje jete me te mire drejt Greqise ne fund te tetorit te vitit 1994. Ju lutemi shum cdo informacion sado i  vogel  ne do na ndihmonte shum

Ne fund te tetorit ne vitin 1994 Sjam è sigurt per daten Por rreth 26 tetorit

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit