Një aksident i rëndë është shënuar vetëm pak minuta më parë në afërsi të tunelit Tiranë-Elbasan.
Sipas burime zyrtare raportohet se janë plagosur 2 drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident.
Si pasojë e aksidentit që ka ndodhur brenda tunelit që lidh dy qytetet, për momentin është bllokuar qarkullimi i mjeteve të tjera.
Njoftimi i policisë:
Me date 24.12.2020, rreth orës 12:10, në afërsi të tunelit e rrugës Tiranë-Elbasan, janë përfshirë në përplasje dy mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët po dërgohen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Fax News