Në Allias mbeturinat jashtë koshave nuk mblidhen, banorët të frikësuar nga kolerja

Në Allias mbeturinat jashtë koshave nuk mblidhen,…

Banorët e zonës së Alliasit, nga rruga “5 Maj” deri te ura e Babrroit, po përballen me një situatë të rëndë mjedisore dhe shëndetësore.

Kazanët e mbeturinave kanë disa javë që qëndrojnë të mbushur dhe nuk pastrohen rregullisht nga punonjēsit e pastrimit.

Ata kanë treguar për JOQ ALBANIA se

makina e pastrimit vjen vetëm për të zbrazur kazanët e mbeturinave, por mbetjet e shpërndara përreth nuk pastrohen kurrë.

Ata kanë frikë se nga kjo situatë dhe era e padurueshme e mbeturinave, mund të shpërthejë ndonjë epidemi si kolera.

Banorët e Alliasit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të pastruar zonën dhe për të siguruar një menaxhim më të mirë të mbeturinave. Ata kërkojnë që makina e pastrimit të mbledhë jo vetëm mbeturinat brenda kazanëve, por edhe ato që janë përreth.

Denoncimi i qytetarit:

Ja cfare behet ne Allias nga rruga 5 Maj deri te ura Babrroit vetem keta kazana vjen makina pastron vec kazanat e eshte bere tmerr per banoret prit kur te plase ndonje kolere nga era keqe nuk kalohet

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit