Në Amerikë do propozohet krijimi i një kartëmonedhe 250 $ me fytyrën e Trump

Në Amerikë do propozohet krijimi i një…

Një propozim i ri po përgatitet për tu hedhur në “Capitol Hill”, për krijimin e një kartëmonedhe të re amerikane, me vlerë 250 dollarë, me fytyrën e presidentit aktual Donald Trump!

Propozimi është bërë nga Joe Wilson, deputeti i Karolinës së Jugut, i cili në një postim në rrjetin sociale “X”, shkroi: “Jam mirënjohës për të njoftuar se po hartoj legjislacionin për të drejtuar Byronë e Gdhendjes dhe Printimit të hartojë një karmonedhë prej 250 dollarësh me Donald J. Trump. Bidenflacioni ka shkatërruar ekonominë duke i detyruar familjet amerikane të mbajnë më shumë para. Fatura më e vlefshme për Presidentin më të vlefshëm!”

Ky propozim ka ndezur debatet, pasi një gjë e tillë nuk lejohet në ShBA. Sipas legjislacionit, ndalohet që çdo person që është në jetë të përfshihet në kartëmonedha, obligacione ose letra me vlerë. Kjo sipas një ligji që ka miratuar kongresi në vitin 1866, kur një portret i një zyrtarit të atëhershëm po përflitej të vendosej në kartëmonedhën 5 cent.

Kartëmonedha e Trump mund të realizohet vetëm nëse ligji ndryshon! Republikanët, duket të ‘fiksuar’ nga dashuria për Trump, kanë propozuar disa nisma të pazakonta, si të quajnë e datëlindjes së tij një festë publike, t’i bëjnë skulpturë portretin e tij në malin Rushmore, apo t’i lejojnë kandidimin për një mandat të tretë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit