Në arrati me 150 km/h, si u kapën dy grabitësit shqiptarë në Itali

Në arrati me 150 km/h, si u…

Dy shqiptarët dhe një i tretë dyshohet se kishin kryer disa grabitje në provincat e Trevisos, Padovas dhe Venecias

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi akuzohen për kryerjen e një sërë grabitjesh.

Shqiptarët, emrat e të cilëve nuk janë bërë me dije, janë të moshës 30 dhe 31-vjeç, ndërkohë një i tretë, i cili ishte bashkëpunëtor është shpallur në kërkim.

Të ashtuquajtur “Banda e Golfit të Bardhë”, karabinierët kanë mbajtur nën monitorim lëvizjet e tyre prej 10 ditësh, deri në momentin kur ata vendosën t’i jepnin fund bastisjeve të grupit krimininal.

Ata lëviznin me shpejtësi 150 km/h pasi kishin kryer grabitjen e rradhës në aksin Campigo-Trebaseleghe.

Sipas mediave italiane, shqiptarët e arrestuar ishin pa dokumenta dhe të pastrehë, ndërsa bashkëpunëtori tjetër i tyre, edhe ky shqiptar, është shpallur në kërkim.

Vjedhja në tentativë në Campigo: hajdutët u larguan duke tmerruar dy vajza
Mbrëmjen e 13 shkurtit, dy nga kriminelët hynë në një shtëpi në Campigo, e cila ishte në pronësi të një 56-vjeçari, pasi thyen dritaren e dhomës së ndenjes. Në shtëpi në atë moment ndodheshin dy vajza të reja të moshës 25 dhe 19 vjeçe të cilat pasi kanë dëgjuan zhurmat e dyshimta zbritën në katin përdhes të shtëpisë dhe zbuluan se dikush kishte hyrë në shtëpi. Të rejat kanë lajmëruar nënën e tyre që ishte larg shtëpisë, e cila ka njoftuar menjëherë karabinierët për ngjarjen.

Bastisja, ndjekja dhe kapja e dy prej tre hajdutëve
Disa patrulla karabinierësh, jo më pak se pesë, ndodheshin në zonë. Një patrullë karabinierësh kapi në flagrancë të shqiptarët, të cilët të panikosur pas veprimeve të tyre, pasi kanë kapërcyer gardhin, janë futur sërish në makinë. Policia nisi t’i ndiqte me shpejtësi të plotë, teksa ata po udhëtonin me mbi 150 kmh në autostradë. Ndjekja përfundoi në Trebaseleghe, në Piazza Principe di Piemonte, ku i pari nga tre të shqiptarët që sapo kishte zbritur nga makina u neutralizua nga karabinierët, ndërsa në të njëjtën kohë një tjetër ka arritur të ikë në këmbë, duke arritur t’i shpëtojë policisë.

Ndërsa anëtari tjetër i grupit u ndalua pak më vonë nga një patrullë karabinierësh në komunën Castelfranco Veneto, ku i huaji ishte nisur menjëherë pasi kishte zbritur dy bashkëpunëtorët në Trebaseleghe, duke menduar se ishte larguar me të.

Kërkimet dhe hetimet
Nga kontrollet e kryera nga karabinierët është bërë e mundur gjetja e tre kaçavidave dhe një palë dorezave të cilat janë sekuestruar. Hetimet janë duke u zhvilluar për të gjetur ndonjë provë mbi persona të tjerë të përfshirë dhe në lidhje me disa vjedhje të kryera së fundmi në provincën e Trevisos dhe në ato të Padovës dhe Venecias. Veçanërisht për njërin prej të treve, ka të dhëna që lidhen me pjesëmarrjen e tij në një grabitje të ndodhur më 9 shkurt, në Asolo, ku një 29-vjeçar italian denoncoi vjedhejen e bizhuteritë e ndryshme prej floriri me vlerë disa mijëra euro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit