Në arrest për blerje votash/ Mikun e Belerit e kap zemra në qeli, dërgohet me urgjencë në QSUT

Në arrest për blerje votash/ Mikun e…

Pano Kokoveshi, i arrestuar ditën e premte në Himarë bashkë me Alfred Belerin, është dërguar me urgjencë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Pas qendrimit disa orësh në qeli, ai ka shfaqur probleme me zemrën. Fillimisht Kokoveshi kërkoi asistencën e një kardiologu pasi nuk ndihej mirë dhe më pas është urdhëruar nga stafi që të niset drejt Tiranës.

Efektivë të Policisë së Shtetit kanë shoqëruar Pandeli Kokoveshin drejt QSUT, aty ku ky shtetas po i nënshtrohet të gjitha ekzaminimeve të nevojshme.

Ndërkohë paraditen e kësaj të shtune ka nisur edhe gjyqi për akuzat e blerjes së votave në Himarë nga ana e Belerit dhe Kokoveshit. Sipas informacioneve paraprake, Beleri do të paguante 400 mijë lekë të vjetra për 8 vota. Ndërkohë, Prokuroria thotë se ka prova, se Fredi Beleri ka premtuar dhe ka dhënë para, teksa çështja mund t’i kalojë për gjykim edhe SPAK-ut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit