Në Astir dhe Yzberisht qytetarët do të votojnë në disa kontenjerë, s'ka as shkolla as kopshte

Në Astir dhe Yzberisht qytetarët do të…

Në 8 vite pushtet, Erion Veliaj nuk ariti të ndërtojë një shkollë dhe një kopësht në zonën e Astirit dhe Yzberishtit. Zona mjaft të populluara të cilave përveç mungesës së infrastrukturës, u mohohen edhe shërbimet arsimore. Kushti për të mbajtur zgjedhjet, është që qytetarët të votojnë në shkollat ose kopshtet e zonës. Por mungesa e këtyre institucioneve publike, ka bërë që votimet të kryhen nëpër kontenjera.

Është e pabesueshme sesi këto zona kaq të mëdha e që po zhvillohen çdo ditë nuk kanë ende një shkollë për fëmijët. Prindërit janë të detyruar t’i çojnë fëmijët në Laprakë, në 21-sh, te Pallati me Shigjeta apo edhe deri në Kombinat për t’i arsimuar.

Astiri dhe Yzberisht njihen si zona me qasje të djathtë politike, dhe kjo dyshohet të jetë edhe arsyeja se përse investimet kanë qenë të pakta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit