Në 'Audi' pa patentë, arrestohet i riu në Tiranë pasi u kap duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë

Në ‘Audi’ pa patentë, arrestohet i riu…

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi u kap duke i drejtuar pa patentë një automjet tip “Audi” dhe duke kryer manovra të rrezikshme në Laprakë.

Policia bën me dije se i riu me inicialet G.S., u gjobit po ashtu me 20.000 lekë të rinj, për manovrat e rrezikshme në rruge.

Gjithashtu është ndëshkuar me 100.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit për 12 muaj, pronari i mjetit “Audi”, pasi ia kishte besuar mjetin 21-vjeçarit, edhe pse ky i fundit nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.   

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit