Në banesën e të besuarit të Prodës dhe Agasit u gjetën materiale sekrete nga SHISH

Në banesën e të besuarit të Prodës…

Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, është caktuar masa “arrest në shtëpi”, së bashku me pezullimin nga detyra. Ndërkohë, në banesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, janë zhvilluar kontrolle, ndërsa ai është paraqitur edhe në SPAK për t’u marrë në pyetje.

Në fokus të hetimit janë materiale të klasifikuara sekret, që dyshohet se kanë dalë nga SHISH dhe janë gjetur gjatë kontrolleve të kryera pas arrestimit të biznesmenit Ergys Agasi dhe ish-zyrtarit të lartë të Policisë së Elbasanit, Uljan Shpataraku, i njohur si person i afërt me Prodën. Hyseni dyshohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Masa ndaj Hysenit ende nuk është ekzekutuar, pasi sipas të dhënave të publikuara ajo ndodhet jashtë vendit. Paralelisht, kontrolle janë kryer edhe ndaj personave të tjerë, përfshirë zyrtarë të Policisë dhe SHISH-it. Operacioni vjen pas arrestimit të Ergys Agasit më 26 gusht, pas disa muajsh në arrati, në kuadër të hetimeve për abuzime me tenderat dhe zhvillimeve të mëtejshme që kanë nxjerrë në pah lidhje të reja në dosjen e SPAK.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit