Në Berat sistemi i vaditjes jo funksional prej 20 vitesh, fermerët: Ministrja krenohet me veprat e Enver Hoxhës

Në Berat sistemi i vaditjes jo funksional…

Një nga problemet kryesore të fermerëve në qarkun e Beratit është mungesa e ujit për vaditje, një çështje që ka mbetur e pazgjidhur për më shumë se 20 vjet.

Edhe pse Anila Denaj, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural reklamon në rrjetet sociale “investimet” në sistemet e vaditjes, fermerët flasin për një tjetër realitet.

Ata thonë se “vepra ujitëse” “Diga mbi lumin Osum” me një gjatësi prej 12 km dhe një kapacitet prurjeje prej 1800 lit/sek, e cila ujit 2200 hektarë tokë bujqësore bashkitë Berat, Dimal dhe Kuçovë, përket kohës së Enver Hoxhës.

Sipas tyre kjo “vepër” me të cilën krenohet ministjra është mashtrim pasi nuk ka lidhje me realitetin dhe qarkun e Beratit që ka 18-20 vite me probleme në sistemin e vaditjes.

Fermerët thonë se në këtë qark nuk funksionon sistemi i vaditjes dhe akoma nuk ka nisur as puna për kanalet, jo më rregullimi i digës.

Kjo situatë ka ndikuar ndjeshëm në prodhimin bujqësor, duke shkaktuar vështirësi ekonomike për fermerët dhe komunitetet lokale.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje jam nje bujk i qarkut te beratit bashkis dimal. Super mashtrim i madh. Mbaj pergjegjsi te plote.  Ne qofte se ne qarkun e beratit shperndahet nje pike uje ne toka. Ka 18 20 qe nuk fuksionon sistemi ujites. Dhe akoma nuk ka nisur  as puna nga kanalet jo me tek diga. Kjo esht veper e enver hoxhes. Ca lidhje kan keta me kete video e tmerrshme ca mashtrimi

Dhe 1 nga problemet kryesore te qarkut te beratit ne bujqesi esht vaditja. Ka 20 vjet qe nuk vjen uji

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit