
Mbi 45 persona kanë humbur jetën, ndërsa ende nuk ka një numër të saktë të njerëzve që ishin në bord. Ky është bilanci tragjik i përmbysjes së një varke emigrantësh në ujërat italiane.
Nga dëshmitë e mbijetuarve mendohet se numri i personave në varke ishte 180, ndërsa të tjerë thonë se po lundronin mbi 250 persona. Megjithatë, lajmi i mirë është se deri tani 80 emigrantë janë shpëtuar nga mbytja në det.
Operacionet e kërkimit vazhdojnë, ndërkohë që po vijojnë hetimet nga karabinierët e Crotone për një person që dyshohet se ishte një nga kontrabandistët e varkës së mbytur.