Në Britaninë e Madhe zbulohet rasti i parë i "Gripit të derrit"

Në Britaninë e Madhe zbulohet rasti i…

Në Britaninë e Madhe disa ditë më parë është shënuar rasti i parë i llojit të ri të Gripit të derrit. Pesëdhjetë raste njerëzore të këtij lloji janë raportuar globalisht që nga viti 2005. Rasti i ri është i pari që zbulohet në MB dhe nuk ka lidhje gjenetike me rastet e mëparshme. Sipas njoftimit të Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Britaninë e Madhe personi është diagnostikuar me infeksionin pas një kontrolli rutinë.

Mjekët e shëndetit publik po gjurmojnë kontaktet e të infektuarit. A(H1N2)v është e ngjashme me viruset e gripit që qarkullojnë te derrat në MB. Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar zyrtarisht Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për zbulimin. Bazuar në informacionin e hershëm, infeksioni i zbuluar në MB është një formë e veçantë – 1b.1.1 – e cila është e ndryshme nga rastet e fundit njerëzore të H1N2 kudo në botë.

“Është falë mbikëqyrjes rutinë të gripit dhe sekuencës së gjenomit që ne kemi qenë në gjendje të zbulojmë këtë virus. Kjo është hera e parë që ne e kemi zbuluar këtë virus te njerëzit në MB, megjithëse është shumë i ngjashëm me viruset që janë zbuluar te derrat” tha mjekja Meera Chand.

Shefja e Veterinarisë Christine Middlemiss tha: “Ne e dimë se disa sëmundje të kafshëve mund të transferohen te njerëzit – kjo është arsyeja pse standardet e larta të shëndetit, mirëqenies dhe biosigurisë së kafshëve janë kaq të rëndësishme.”

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit