Në Dajt privatizohen bukuritë natyrore, vendosin shkallë metalike me pagesë për t'u ngjitur malit

Në Dajt privatizohen bukuritë natyrore, vendosin shkallë…

Për të shkuar në Majën e Gramtit, që ndodhet 1268 metra lartësi në mes të malit të Krujës dhe malit të Brarit (maja e Priskës së Vogël), duhet të paguash te privati. Një pjesë e rrugës që shkelej dikur nga alpinistët është bllokuar me shkallë metalike nga “Bovilla Restorant”. Kalimi në to kushton 100 lekë dhe çdo turist vendas apo i huaj duhet të paguajë tarifën.

Restoranti në fjalë ndodhet qindra metra larg shkallëve të vendosura dhe dyshohet se kjo nuk është bërë për të lehtësuar hyrjen në të por për të vjelur para nga vizitorët.. Denoncimi bëhet nga gazetari Edmond Prifti, i cili ngre hije dyshimi se bukuritë natyrore po privatizohen për interesa të disa personave.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit mund të më shpjegoni se si mund të privatizojnë Malin e Gamtit me një tarifë 100 lekësh për turist?! Dmth një ndërtim privat, që ekziston disa qindra metra larg nga diga, ndërton shkallare prej hekuri! Ky është turizmi që promovoni se nuk dimë çfarë përgjigje ti japim kur na pyesin të huajt, a është privat ky mal?!” – shkruan ai në rrjete sociale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit