Në 11 Dhjetor mbahet Kuvendi i Berishës, Manastirliu: Ndalohen grumbullimet deri në 13 dhjetor

Në 11 Dhjetor mbahet Kuvendi i Berishës,…

Në datën 11 Dhjetor pritet të mbahet Kuvendi i liderit historik Sali Berisha, teksa Ogerta Manastirliu po përpiqet në çdo formë që të ndalojë këtë Kuvend. Sipas një urdhri të ri, Ogerta e Edi Ramës, ka shtyrë datën për ndalimin e grumbullimeve deri në datë 13 dhjetor. Ky vendim ishte në fuqi deri në datën 29 Nëntor, por Manastirliu ka vendosur që kjo datë të zëvendësohet me datën 13 dhjetor, me argumentin se këto masa merren me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Me pak fjalë, sipas këtij vendimi të ministres, virusi parandalohet deri në datën 13 dhjetor, pra dy ditë pas Kuvendit të Berishës, më pas nuk është e nevojshme shtrëngimi i masave.

Ogerta Manastirliu

Në urdhrin nr. 633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si vijon:1. Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi “deri në datën 29.11.2021” zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 13.12.2021”. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.


Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit