Në doganë mbyllën sytë/ Fatjon Murati vulosi pasaportën për të dal nga Shqipëria kur ishte në arrest

Në doganë mbyllën sytë/ Fatjon Murati vulosi…

Fatjon Murati ka qenë i privilegjuari i drejtësisë dhe strukturave të policisë, duke e lejuar atë të bëjë çdo veprim që ka dëshiruar. Pasi u lirua nga akuza për armëmbatje pa leje, Murati supozohej të qendronte në “arrest shtëpie”, por kjo nuk ka ndodhur. Sipas KlanNews thuhet se 32-vjeçari ka kaluar kufirin e Shqipërisë në datën 19 Janar të këtij viti, madje duke e vulosur pasaportën e tij. Kjo dalje nga vendi është konfirmuar nga sistemi TIMS.

Si duket doganierët kanë shmangur të dhënat e Fatjon Muratit, të cilit nuk i lejohej dalja nga banesa në Tiranë, e jo më nga Shqipëria. Skandali thellohet për faktin se nuk ka një të dhënë të dytë se kur ai është rikthyer në Shqipëri.
Kjo nuk është arratisja e vetme e Muratit. Ai supozohej që të ishte në “arrest shtëpie”. Kur efektivët e policisë shkuan në banesën e 32-vjeçarit pas ngjarjes së ndodhur në Don Bosko, Murati nuk ndodhej sërish në shtëpi.

Ai ka thyer për herë të dytë masën e sigurisë dhe për këtë fakt Policia nuk ka një reagim sesi një i dënuar arrinë të zhduket nga mbikqyrja e strukturave që duhet të garantojnë sigurinë dhe jetën e qytetarve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit