“Durrës Yachts & Marina” shiten apartamentet, nuk është ndërtuar asnjë

“Durrës Yachts & Marina” shiten apartamentet, nuk…

Projekti “Durrës Yachts & Marina duket se është pikturuar bukur, talent ka qenë ai që e ka bërë në letër, kombinimi i ngjyrave, ato kullat… mrekulli e vërtetë. Mos u habisni nëse ju them se dy ditë pas hapjes së zyrës së shitjeve të këtij projekti, gati 90% e apartamenteve u rezervua. Kanë kaluar dy vite dhe kjo ka mbetur në letër, një pikture mbresëlënëse. Njerëzit kanë blerë ajrin deri tani, por janë të sigurt që shumë shpejt ëndrra e tyre për një shtëpi në këtë rezidencë do të “realizohet”.

Shitja e ajrit vijon me skemën e pagesës së prenotimit prej 1,200 euro dhe shlyerjen e totalit të vlerës së blerjes së apartamentit nëpërmjet 7 kësteve. Tarifa e paguar për prenotim nuk kthehet, por blerësit i llogaritet në këstin e fundit të pagesës.

Sipas Monitor nga zyra e shitjes u pohua gjithashtu se kërkesa për prenotimin e pronave kryesohet nga vendasit, ndërsa një pakicë e tyre është nga shqiptarët e diasporës apo emigrantët. Ndërsa numri i blerësve të huaj është pothuajse jo ekzistent.

Modeli i ri i prenotimit pa filluar ende nga puna projekti po zbatohet edhe nga investitorë të tjerë që pritet të zhvillojnë resorte në Jug.

Në fund do të shihni një “mrekulli” në territorin e portit do të ndërtohen 13 mijë apartamente, si dhe disa hotele me 5 yje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit