Në Elbasan po ndodh një fenomen i çuditshëm, martesat nuk zgjasin më shumë se dy vite

Në Elbasan po ndodh një fenomen i…

Divorcet në qytetin e Elbasanit kanë pësuar rritje nga viti në vit. Vetëm vitin e kaluar në Gjykatë u paraqiteën për shkurorëzim 687 kërkesë padi. Nga to rreth 533 martesa janë zgjidhur dhe pjesa tjetër presin që të shkurërzohen. Sipas të dhënave kërkesat më të larta për ndarje i kanë bërë gratë me 344, ndrësa 189 kërkesa kanë ardhur nga burrat për zgjidhje martese.

Faktorët kryesore mbeten kushtet ekonomike, dhuna dhe papunësia, por nuk janë të vetmet. Për avokatët ky është një numër i lartë divorcesh dhe një femomen shqetësues.

Ka edhe nga ata të cilët janë martuar vetëm për dokumenta. Zakonisht burrat që ndodhen jashtë shtetit lidhur me ekspulset që mund të kenë marrë në vende të ndryshme të BE, e më pas detyrohen të kryejnë martesa per të ndryshuar mbiemrat. Pas kësaj faze ata kërkojnë zgjidhje të martesave të tyre.

Ndërkohë divorcet janë rritur ndjeshëm edhe tek moshat e reja, martesa të cilat nuk zgjasin më shumë se dy vjet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit