Në emër të policisë grabitën 2 mln lekë, hajdutët terrorizojnë familjen në Tepelenë

Në emër të policisë grabitën 2 mln…

Gjatë orës 1 të mesnatës së ditës së sotme, familja Muho në fshatin Luzat, të Bashkisë Tepelenë, është terrorizuar nga tre persona të prezantuar si Policia e Shtetit. Pre e grabitjes ka rënë banesa e Alim Muhos. Mësohet se hajdutët e prezantuar si policë, kanë grabitur në shtëpinë e Muhos 2 milionë lekë të vjetra. Bëhet me dije se Muho jetonte me djalin dhe nusen e djalit, por këta të fundit nuk gjendeshin në banesë ditën kur ndodhi grabitja. Ndërkohë pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet, ndërsa ka shoqëruar në komisariat disa persona banues të këtij fshati, për të zbardhur ngjarjen. Vlen të theksohet se grabitësit kanë hyrë nga dera dhe janë prezantuar si punonjës të Policisë së Shtetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit