Në Florida përdhunuesit e fëmijëve do të dënohen me vdekje

Në Florida përdhunuesit e fëmijëve do të…

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis nënshkroi dje (e hënë, 1 Maj) projekt-ligjin për dënimin me vdekje për ata që janë dënuar për dhunë seksuale ndaj fëmijëve më të vegjël se 12 vjeç.

Legjislacioni është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vendimin e Gjykatës së Lartë të SHBA-së, e cila e konsideroi jokushtetuese që shtetet të përdorin dënimin me vdekje për një krim tjetër përveç vrasjes.

Dënimi me vdekje nuk duhet të zgjerohet në rastet kur viktimës nuk i është marrë jeta”, thuhet në vendim.

Zyra e guvernatorit tha se DeSantis është “i përgatitur për ta çuar këtë ligj deri në Gjykatën e Lartë të SHBA për të anuluar precedentin ekzistues.”/Axios

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit