Në fshatrat e Malësisë nuk ka mësues, qytetari: Kam 4 fëmijë pa shkollë

Në fshatrat e Malësisë nuk ka mësues,…

Banorët e fshatrave në zona të thella të vendit shpesh përballen me kufizim të skajshëm të shërbimeve sociale, pasi mungon infrastruktura, qendrat shëndetësore, rrugët madje dhe shkollat.

Kështu është rasti i këtij qytetari nga një fshat i Malësisë së Madhe. Ai tregon në një intervistë për TVA, se është prind i katër fëmijëve të cilët fatkeqësisht nuk ndjekin shkollën fillore. E gjitha sipas tij vjen për shkak të mungesës së stafit të mësuesve në shkollën e fshatit.

Ai thotë se mësuesit vijnë një herë në tre ditë, edhe pse janë të punësuar në atë institucion arsimor. Në fshat janë vetëm gjashtë fëmijë, ndërsa shkolla më e afërt është të paktën katër orë ecje në këmbë pasi makina nuk ka.

Nuk punoj, merrem vetëm me bujqësi. Ska fitimi, çfarë punojmë nuk shitet asgjë vetëm punë halli. Kam 4 fëmijë i kam pa shkollë, se nuk vijnë mësuesit. Vijën kur u don qejfi, një ditë po e tre jo. Nuk ke ku të ankohesh se të gjithë janë bërë të njëjtë, sikur bashkëpunojnë në grup. Skemi shtet, se të kishim do bëheshe shkolla, do vinin mësuesit e të gjithë. Aty në fshat ka 6 fëmijë, dhe shkolla tjetër më e afërt është 4 orë në këmbë se makina nuk ka”, shprehet qytetari.

Problemet në fshatra dhe mungesa e investimeve kanë bërë që një pjesë e madhe e banorëe të tyre të lëvizin, duke lënë në ato zona shpopullim të theksuar ose vetëm të moshuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit