Në fshehtësi të plotë! Këngëtarja e famshme i jep fund beqarisë (FOTO)

Në fshehtësi të plotë! Këngëtarja e famshme…

Këngëtarja me famë botërore, Ariana Grande, i surprizoi të gjithë dhjetorin e vitit të kaluar, kur bëri publike fejesën me Dalton Gomez. Grande ndau me ndjekësit e shumtë disa fotografi ku shfaqej së bashku me partnerin.

Madje në njërën prej fotove, këngëtarja e famshme zbuloi unazën super uau prej diamanti, e cila gjithashtu kishte edhe një perlë të bardhë.

Ndërkohë u shfaqen bashkë për herë të parë në publik në maj të këtij viti, gjatë videoklipit për këngën “Stuck With U”, që realizoi në bashkëpunim me Justin Bieber.

Së fundmi, është mësuar se Ariana Grande dhe Dalton Gomez janë martuar në fshehtësi të fshehtësi të plotë. Burime të shumta për mediat e huaja, kanë treguar se çifti u martuan në shtëpinë e Grande në Montecito, të cilën këngëtarja e bleu qershorin e kaluar. Mirëpo, asnjëri nuk e ka konfirmuar ende lajmin në rrjetet sociale.

“Ata u martuan. Ceremonia ishte e vogël dhe intime – më pak se 20 persona. Dhoma ishte aq e lumtur dhe plot dashuri. Çifti dhe të dy familjet nuk mund të ishin më të lumtur”, ka konfirmuar përfaqësuesi i Grande për “PEOPLE”.

Në fshehtësi të plotë! Këngëtarja e famshme i jep

Më herët u mësua se Ariana dhe Dalton në muajin mars kanë kaluan bashkë karantinën në shtëpinë e Grande-s në New York City.

“Po bëhej interesante për ta që të shikonin njëri-tjetrin , kështu që ajo vendosi që të përfitonte nga shansi i saj. ajo bleu një shtëpi në ‘Hollyëood Hills’ në qershor dhe nuk u bë kurrë pishman. Ata janë jashtëzakonisht të lumtur”, kanë thënë burime pranë çiftit.

Në fshehtësi të plotë! Këngëtarja e famshme i jep
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit