'Në fund të gushtit nis mbyllja e madhe, më pas vaksina me polici', paralajmërimi tronditës i konspiracionistit Alfred Cako  

‘Në fund të gushtit nis mbyllja e…

Publicisti dhe studiuesi i teorive të konspiracionit, Alfred Cako, ka bërë një paralajmërim të frikshëm për të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar një status në Facebook në të cilin ka njoftuar publikisht rrezikun që u kanoset shqiptarëve në muajt në vijim.

Sipas tij, qeveria “Rama” po planifikon mbylljen e madhe të vendit, në fund të muajit Gushtit.

Cako ka thënë se, pasi populli të mbyllet, do të shkojë në faliment ekonomik edhe vendi.

Pa kësaj vaksina do t’u imponohet me dhunë popullatës, duke i kthyer në ‘kavie eksperimentale’ për botën.

Sipas tij, duke përdorur koronavirusin si justifikim dhe shtimin e rasteve, do bëhet mbyllja graduale e aktiviteteve.

Ndërsa në tetor-nëntor në vendin tonë do vijë vaksina, e cila ende nuk dihet nëse është funksionale por do provohet tek popullata.

Vetëm personat që bëjnë vaksinën, thotë Cako, do lejohen të dalin dhe të kenë një aktivitet normal.

Cako ka ftuar edhe një herë të gjithë shqiptarët që ta shpërndajnë sa më shumë këtë të vërtetë të madhe.

Pasi sipas tij, rreziku e pret Shqipërinë dhe popullatën e saj në pak muaj.

Statusi i plotë i publicistit Alfred Cako në Facebook:

“Ja çfarë është planifikuar:

1) Në fund gusht, fillimi i mbylljes prapë nga gjoja virusi më i rëndë, do manipulojnë numrat si ju do qejfi me testet që janë totalisht një mashtrim shkencor

2) Tetor-Nentor vaksina helm vjen në Shqipëri; vaksina do të vijë kur populli do të jetë i mbyllur që të mos lejohet asnjë jashtë të organizohet kundër;

nëse nuk pranoni të merrni helmin direkt ne gjak do jua bejnë me forcë, me ushtri, me polici, me dhunë.

Do të ndodhë kur të jini në pikën më të dobët, kur të jini pa bukë në shtëpi dhe pa aktivitet në biznes të falimentuar.

Vetëm ata që do të bëjnë vaksinen do lejohen të dalin, do na thone djallezorët nga të gjitha qeveritë e botës.

Por thjesht do ju çojnë në pranimin e helmit dhe shkatërrimin e jetës përgjithmonë pasi të merrni vaksinën.

Populli i shkretë do vejë të marrë dozën e helmit. Pse duan ta helmojnë?

Sepse duan të ulin popullsinë e botës siç e kanë planifikuar dhe pjesa tjetër do të ketë shtypje totale sepse jane gjithe kohën të dobët e të sëmurë.

Ju është dëmtuar truri, ndaj nuk mendojnë dot.

Prandaj shpërndani të vertetën sot te të gjithë, asnjë sekondë mos humbni se kjo është axhenda më djallëzore që është planifikuar ndonjëherë.

Dhe më pas të reagojmë e të mbrohemi duke filluar punën që tani, se më pas do të jetë tepër vonë.

Bejini screen shot dhe hidheni here pas here nese na i heq Policia e Mendimit ketu postimet”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit