Àksidént në Fushë Krujë, ‘Benz-i’ pèrplas pèr vdékje 71-vjeçarin

Àksidént në Fushë Krujë, ‘Benz-i’ pèrplas pèr…

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip ‘Benz’, ka përplasur një motoçikletë me drejtues H.T., i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 15.08.2020, rreth orës 05:35, në Fushë Krujë, mjeti tip “Benz”, me  drejtues shtetasin L.K., 37 vjeç, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin H.T., 71 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë  për zbardhjen e ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit