Në gjendje shoku prindërit shqiptarë, mbyten binjakët në rezervuarin e fqinjit

Në gjendje shoku prindërit shqiptarë, mbyten binjakët…

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditët e fundit në Gjermani, ku një familje shqiptare ka përjetuar humbjen e dhimbshme e dy vogëlushëve.

Ngjarja ka ndodhur në Greven të Gjermanisë, ku mediat vendase raportojnë se dy prej trinjakëve të familjes, vetëm 2 vjeç janë mbytur në një rezervuar me ujë, pranë shtëpisë së fqinjit .

Fëmijët ishin duke luajtur në shtëpi dhe më pas kanë dalë nga banesa për të shkuar në rezervuarin e fqinjit, pasi ai aty mbante peshq dekorativ dhe ata kërkonin t’i shihnin. Mirëpo, kjo ka rezultuar fatale për dy vogëlushët.

Kur dy fëmijët janë larguar, binjakja e tretë ka nisur të qajë. E motra e madhe ka shkuar për ta qetësuar dhe në momentin kur ka parë që nuk kanë qenë në shtëpi dy binjakët ka nisur ti kërkojë.

Ndërkohë alarmi është ngritur nga fqinja, e cila i ka parë në rezervuar. Zërin e saj e ka dëgjuar vajza e familjes dhe ka vrapuar drejt rezervuarit

Menjëherë i ka nxjerrë jashtë fëmijët të cilët janë dërguar me urgjencë me helikopter në spital, por nuk kanë arritur dot të shpëtojnë.

Media transmeton se tragjedia ka ndodhur në familjen e Almir Kryemadhit, me origjinë nga Skrapari por që kishte jetuar në Tiranë. Bashkëshortja e tij është nga Lushnja.

Ata kishin tre vite që jetonin dhe punonin në Gjermani. Një tragjedi e tillë u ra në familje, e cila vetëm pak ditë më parë kishte festuar 2 vjetorin e trenjakëve, pikërisht më 6 qershor.

Ngjarja e rëndë ka shokuar të gjithë komunitetin dhe është përcjellë nga të gjitha mediat gjermane.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit