39-vjeçari Andi Kullaj, një natë më parë, përplasi për vdekje 17-vjeçarin Isuf Mehmeti, teksa kalonte shumë pranë vijave të bardha në Fushë Krujë.
Mësohet se Andi Kullaj në momentin e aksidentit ka qenë në gjendje të dehur.
Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë alkooli që kishte konsumuar 39-vjeçari dhe shpejtësia e madhe më të cilën po lëvizte.
Lidhur me këtë ngjarje tragjike ka reaguar edhe Shkolla e Mesme Profesionale në Kamëz ku i mituri studionte dhe ishte në vit të dytë.
“Këtë të dielë u zgjuam me një lajm të dhimbshëm për të gjithë ne! Isuf Mehmeti, nxënës i klasës XI-2 SHMT, u nda nga jeta mbrëmjen e shkuar, në një aksident me makinë, në Fushë Krujë. Shkolla jonë humbi një nxënës shembullor, shokët një djalë të shkëlqyer! Ngushëllime familjarëve, shokëve dhe kujtdo që e njohu Isufin! Pushoftë në paqe!”, thuhet në reagimin e shkollës.