Në gjurmët e tezes, nipi i oligarkes Vilma Nushi fut në xhep 180 Milion Lekë nga paratë e shqiptarëve

Në gjurmët e tezes, nipi i oligarkes…

TRIMED Shpk në zotërim të Endrit Hidos, nipit të oligarkes së Shëndetësisë Vilma Nushit, përfitueses së koncesionit të Check Upit me vlerë 120 milionë euro, është një prej kompanive me numrin më të lartë të përfitimit të kontratave publike në këtë sektor. Kjo kompani ka përfituar së fundmi një tjetër tender me vlerë 99% të Fondit Limit nga Spitali i Lezhës për “Blerje materiale ortopedike”. Kompania ka qenë fillimisht në pronësi të Vilma Nushit e cila më pas ia ka shitur aksionet nipit të saj Endritit.

Drejtoria e Spitalit Rajonal Lezhë i ka dhënë Hidos 24 tendera me vlerë 324 Milionë Lekë pa TVSH, teksa 4 prej tyre janë shënuar me REDFLAG. Përgjatë viteve 2014-2021, nga ky institucion Buxhetor, TRIMED ka përfituar mbi 460 Milion Lekë pa TVSH nga Thesari i Shtetit.

TRIMED renditet në vendin e katërt përsa i përket kompanive me numrin më të lartë të tenderave të shpallur me fitues në sektorin e Shëndetësisë. Nga 963 tendera në të cilat ka marrë pjesë në 658 prej tyre është shpallur fitues, me një diference prej 5 kontratash publike që mund të jenë të anuluara, ose të pafituara. Vlera e tenderave që ka TRIMED në këtë sektor është mbi 3.6 Miliardë Lekë pa TVSH.

TRIMED e Hidos ka bashkëpunuar në tendera shtetërorë edhe me të tjera kompani të oligarkëve të Shëndetësisë për të përfituar para publike.

Këtu përfshihet MEGAPHARMA e Petrit Vasilit, bashkëpunim i frytshëm me 92 Milionë Lekë pa TVSH CFO PHARMA e Nadir Çausholli, tender me vlerë 798 Milionë Lekë pa TVSH Bashkuar me EDNA Farmën e Ilmi Hoxhës dhe MEDICAMENTËN e Ilir Shehut 72 kontrata me vlerë 537 Milionë Lekë pa TVSH 34 tendera i ka përfituar në bashkëpunim vetëm me MEDICAMENTËN e Ilir Shehut, me vlerë 500 MiIionë Lekë pa TVSH 4 Miliard Lekë pa TVSH në bashkëpunim me LAYO shpk të Vasil Llajos, për 20 kontrata publike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit