Në gropën e qymyrit, gjenden mbetjet kockore të një të moshuari në Shkodër

Në gropën e qymyrit, gjenden mbetjet kockore…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Shkodrës. Mësohet se në një gropë të improvizuar për djegie të qymyrit, në fshatin Vilzë, janë gjetur mbetje kockore të djegura. Mbetjet kockore i përkasin 67-vjeçarit me iniciale Q. T., i cili dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë, gjatë mbrëmjes së djeshme. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Rreth orës 22:45, në një gropë të improvizuar për djegie të qymyrit, në fshatin Vilzë, janë gjetur mbetje kockore të djegura, të cilat dyshohet se përkasin shtetasit Q. L., 67 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 67-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë, gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa aty po digjej qymyr. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje“, njofton Policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit