Në hetim për Gërdecin/ SPAK nuk ka guxim të dënojë Fatmir Mediun, shtyn sërish gjyqin

Në hetim për Gërdecin/ SPAK nuk ka…

Këtë të martë ishte përcaktuar që Fatmir Mediu të njihej me vendimin e drejtësisë së re për hetimet që po kryhen në lidhje me shpërthimin në Gërdec. Mirëpo guximi për të dhënë fjalën e fundit për një politikan që akuzohet për shpërdorim detyre duket se është shumë i vogël. Në kohën që Mediu drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes, në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec humbën jetën 26 persona, mes tyre edhe fëmijë.

Seanca ka dështuar dhe u shty për në 24 maj për shkak të mungesës së avokatëve të Mediut. Një mungesë që duket në pamje të parë ka përqëllim pikërisht shtyrjen e gjyqit deri në shpalljen e tij si i pafajshëm. Kështu ka vijuar për afro dy muaj kjo histori, dhe Mediu ende mban statusin “I pafajshëm”.

Më 8 mars duhej të mbaje seanca paraprake, por ajo u shty dhe shkak ishte prokuroria. Më 23 mars dështoi sërish po seanca paraprake. Gjykata nuk legjitimoi familjarët e viktimave si palë në proces, duke mos i lejuar në seancë. Më 6 prill u mbajt seanca e radhës, ku u duk se do niste gjyqi. Mirëpo në atë seancë pati po një zhvillim të dyshimtë.

Ndonëse ishte seanca e parë, gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar për Mediun. Kjo do të thotë se gjyqi vijon me provat aktuale dhe ai përfiton ulje të dënimit. Ndërkohë më 24 Prill u shty seanca pasi Prokuroria nuk i kishte gati konkluzionet për çështjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit