Në vijim të një hetimi që zgjati rreth 3 muaj, policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për dy shtetas të moshës 29 dhe 39 vjeç, të dyshuar si pjesë e një rrjeti të përfshirë në trafikimin e drogës.
Gjatë momentit të arrestimit, 29-vjeçarit iu gjet një sasi e dyshuar kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, dy të arrestuarit akuzohen si pjesëtarë të këtyre grupeve kriminale, ndërsa operacioni vijon. Me këto arrestime, numri i personave të vënë në pranga në kuadër të këtij operacioni ka shkuar në 22.