Àksidént trágjik në Kakavijë, ámbulánca pèrplas pèr vdékje 10-vjeçarin

Àksidént trágjik në Kakavijë, ámbulánca pèrplas pèr…

Një áksident trágjik me pasojë vdékjen e një të mituri ka ndodhur paraditen e sotme në Kakavijë, saktësisht në vendin e quajtur “kthesa e Bularatit”.

Një fëmijë rreth 10 vjeç me iniciale S.N. nga Lezha, i cili po kalonte rrugën është pèrplasur nga një autoambulancë, e cila me shpejtësi po transportonte një të sëmurë për të marrë ndihmë mjekësore.

Por sipas qytetarëve, ambulanca ishte bosh, nuk kishte njerëz brenda. Fëmija ka qenë duke pritur në radhë bashkë me familjen për të hyrë në territorin grek. Kjo e rëndon më shumë situatën në këtë pikë kufitare.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 10:30, në aksin nacional Kakavije – Gjirokastër, në afërsi të kthesës së Bularatit, një autoambulancë me drejtues shtetasin A. G, që po transportonte një shtetase të sëmurë për në spitalin rajonal Gjirokastër, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. N., 10 vjeç, banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën.

Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ndërsa shtetasja e sëmurë është transportuar me makinë policie drejt spitalit rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /GazetaAtdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit