Kaósi në Kakavijë, Rama propagandon në rrjete sociale

Kaósi në Kakavijë, Rama propagandon në rrjete…

Për radhët kilometrike prej ditësh në Kakavijë ka reaguar edhe kryeministri Rama, njëherazi ministri i Jashtëm. Përmes një postimi në Instagram, shefi i qeverisë kërkon të qetësojë qytetarët që po presin në radhë në temperaturat e larta të këtij gushti, por duke bërë propagandë në Instagram.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë për qytetarët e ç̧do vendi, përfshirë edhe qytetarët grekë që hyjnë në kufi”, shkruan Rama.

Më tej, Rama propagandon duke u mundur të krijojë iluzionin e një shteti që u vjen në ndihmë qytetarëve, megjithatë vështirë se udhëtarët e rraskapitur besojnë se tanimë ka një shtet që kujdeset për ta.

“Në ndërkohë Forcat e Armatosura dhe strukturat bashkiake të Gjirokastrës, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës e Përmetit, e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjienën sanitare në terren”, shton më tej Rama, megjithatë asnjë mjek nuk u pa t’i vinte në ndihmë gruas e cila humbi jetën.

Drama u shtua këtë të shtunë, ku një ambulancë e cila po transportonte një të sëmurë, përplasi për vdekje një të mitur 10-vjeçar./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit