Në kampet e ISIS, adoleshentët po përdoren si skllevër seksi për të shtuar popullsinë

Në kampet e ISIS, adoleshentët po përdoren…

Një adoleshent ka pohuar se i është dashur të kryejë marrëdhënie me tetë gra brenda pak ditëve.


Adoleshentët po përdoren si skllevër seksi nga femrat e burgosura në Siri, si një mënyë për të shtuar popullësinë e Kalifatit.

“Daily Beast” që ka bërë dhe zbulimin raporton se dhjetë djem në kampin al-Hawl në verilindje të Sirisë u rekrutuan për të kryer marrëdhënie me dhjetëra gra. 

“Gratë e përkushtuara të ISIS-it të mbajtura në kampet siriane të paraburgimit kanë detyruar djemtë deri në 13 vjeç të shërbejnë si skllevër seksi për t’i lënl ato  shtatzënë dhe për të ndihmuar në rritjen e popullsisë së “Kalifatit “, shkruhet në artikull.

“Ne jemi të detyruar të bëjmë seks me gratë e ISIS-it, për t’i ngjizur ato”, kanë thënë dy adoleshentë të identifikuar si Ahmet, 13 vjeç dhe Hamid, 14 vjeç. Njërit prej djemve iu kërkua të bënte seks me tetë gra të ISIS-it në vetëm pak ditë.

Edhe djemtë adoleshentë në Camp al-Roj i ishin nënshtruar një shfrytëzimi të ngjashëm, konfirmojnë Forcat e Sigurisë, ndërsa nënat q tyre, që kërkojnë t’i mbrojnë ata nga skllavëria seksuale, u janë lutur autoriteteve të kampit që t’i transferojnë djemtë e tyre në qendrat e rehabilitimit.

Së fundmi zyrtarët sirianë të mbrojtjes kanë miratuar një politikë të zhvendosjes së djemve që kanë arritur pubertetin në ambiente të rehabilitimi, ku ata marrin këshillim kundër ekstremizmit dhe përgatiten për riintegrim në shoqëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit