Super aksion i Policisë së Shtetit! Arreston ish-doganierin që fuste mallra kontrabandë

Super aksion i Policisë së Shtetit! Arreston…

Policia e Shtetit ka finalizuar një “super aksion” këtë të dielë kundër korrupsionit.

Është arrestuar një ish doganier i cili akuzohet se gjatë ushtrimit të detyrës, në këmbim të ryshfetit, ka lejuar futjen e mallrave kontrabandë.

Pra, shtetasi me iniciale A. N ka shpërdoruar detyrën e tij, për një rryshfet të vogël ndoshta 20 apo 30 mijë lekësh të vjetrash. .  

Ndërkohë grupet kriminale lëvizin lirshëm nëpër rrugët e qytetit me mijëra euro, dhe nuk ju hyn një gjemb në këmbë jo më të kapen nga policia.

Të shumtë janë edhe policët që korruptohen edhe nëse ndonjëri nga grupet kriminale bien ë dorë të tyre, duke I korruptuar me shuma të majme parash.

Policia e shtetit kap ata persona që mundohen të mbajnë fëmijët dhe shtëpitë e tyre sidomos me shtrenjtimin që kanë pësuar ushqimet dhe rrogat e ulëta që janë në shqipëri.

Policia nuk ka forcën të kapë atje ku vidhet, aty ku fitohen më mijëra euro por finalizon arrestimin e dikujt që përfiton për të mbijetuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit