Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet i kërkuari në Morinë

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet i kërkuari në…

Një 58-vjeçar nga Kosova  i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia belge, është arrestuar në Morinë.

A.V, banues në Skalloc të Kosovës u vu në pranga.

“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Frënge e shkallës së parë të Brukselit, Belgjikë , ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Belgjikës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957”, njoftoi policia.

 

/boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit