Në kërkim ndërkombëtar, kapet 41-vjeçari në Kamëz pjesë e një organizate kriminale

Në kërkim ndërkombëtar, kapet 41-vjeçari në Kamëz…

Policia e Kamzës ka arrestuar një 41-vjeçar. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik narkotikësh.

Pëllumb Suçi, banues në Kamëz është i arrestuari Ndaj Suçit gjykata e Perugias në vitin 2023 ka caktuar masën e arrestit me burg.

Ai akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e narkotikeve”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

41-vjeçari në vitin 2022, në bashkëpunim me disa persona të tjerë  krijuan grup kriminal me qëllim trafikimin dhe më pas shitjen e kokainës në sasi të ndryshme.

Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimi drejt shtetit fqinj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit