Në kërkim ndërkombëtar për 140 mln eurot e përftuara me mashtrime, Arta Marku “nxjerr” nga burgu miliarderin kinez të arrestuar në Rinas

Në kërkim ndërkombëtar për 140 mln eurot…

Gjykata e Apelit ka dhënë ditën e sotme masën ”arrest shtëpie” për 32- vjeçarin me origjinë kineze, Liangbin Chen.

Burime bëjnë me dije se organi i akuzës mbi çështjen e apelimit të masës së sigurisë ishte ish-Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku.

Liangbin Chen, me profesion programues kompjuterik rezultonte në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohej për “Mashtrim me pasoja të rënda”.

Ai u arrestua në aeroportin e Rinasit  rreth orës 14:00 të datës 11 korrik të këtij viti gjatë kontrolleve të pasagjerëve të linjës ajrore “Air Albania”, në fluturimin Londër-Tiranë.

Shtetasi kinez u arrestua për qëllime ekstradimi për arsye të masës së sigurimit “arrest në burg”, lëshuar nga autoritetet kineze pasi ai njihet si kreu i një grupi kriminal që ka realizuar grabitjen me mashtrim me vlerë 140 milionë euro.

Ndaj tij fillimisht Gjykata e Tiranës la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, por Chen kërkoi zbutjen e saj dhe largimin nga qelia, për shkak se pretendonte që kishte sëmundje në kokë.

Çështja shkoi në Apel dhe gjykata vendosi masën “arrest shtëpie” për shtetasin kinez, me arsyetimin se i rrezikohej jeta në qelinë e burgut.

Mësohet se, Prokurorja, Arta Marku ka vendosur të refuzojë ankimin e Prokurorisë së Tiranës që kërkonin vazhdimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Chen.

Gjithashtu mësohet se që në fillim të seancës Marku deklaroi se heq dorë nga ankimi dhe se personi nën hetim nuk duhet të qëndrojë në kushtet e paraburgimit, për shkak të kushteve shëndetësore.

Seanca gjyqësore në Apel vijoi kështu me shqyrtimin e kërkesës për zbutje mase, të dorëzuar nga i akuzuari që zotëron miliona, ndërsa në përfundim u njoftua edhe zyrtarisht që u la në fuqi masa e “arrestit në shtëpi” të vendosur nga shkalla e parë, për shkak se prokurori i çështjes hoqi dorë nga ankimi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit