Në kërkim për "falsifikim monedhash", arresohet 49-vjeçari në Elbasan

Në kërkim për “falsifikim monedhash”, arresohet 49-vjeçari…

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 49-vjeçar pasi akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”. Në pranga ka rënë shtetasi David Kallau, i cili ishte i dënuar edhe më herët nga gjykata e Elbasanit me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Forcave Operacionale në DVP Elbasan, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

D.K, 49 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, dhe ndaj tij Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit