Në kërkim për implikime në organizata kriminále, trafikim droge dhe armë / Interpol arreston 25 vjeçarin në Durrës

Në kërkim për implikime në organizata kriminále,…

Një 25 vjeçar nga Durrësi është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali pasi Gjykata e Ravenës ka lëshuar për të urdhër arresti.

Sipas Policisë, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Interpol Tirana, nga shërbimet e DVP Durrës është bërë lokalizimin i vendndodhjes, kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit shqiptar:

-M. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Ravenës, Itali, më datë 31.08.2020, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Pjesëmarrja në organizata kriminale për trafik narkotikësh”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Shkelje e ligjit për armët”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit