VIDEO-FOTO/ Në kërkim për ngjarjen e rëndë në Kanada, ekstradohet shqiptari

VIDEO-FOTO/ Në kërkim për ngjarjen e rëndë…

Erjon Kashari, 39-vjeç është ekstraduar në Kanada për llogari të drejtësisë atje, i dënuar me burg nga Gjykata e British Columbia, në vitin 2018.

Erjon Kashari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kanadeze të drejtësisë, bazuar në urdhër-arrestin e datës 15 Qershor 2018.

Në vitin 2014, në Richmond, Kanada, shqiptari, duke drejtuar një automjet tip kamion, ka përplasur shtetasen C.M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Ai u arrestua në Shqipëri më datë 17 Korrik 2019, me qëllim ekstradimin drejt Kanadasë.

Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë dhënë miratimin për ekstradimin nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Kanadasë të shtetasit E. K., i cili iu dorëzua oficerëve të policisë kanadeze në aeroportin “Nënë Tereza” Rinas. /Gazetaatdheu.com/

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/660588771214601/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit