Në kërkim për pengmarrje, arrestohet krahu i djathtë i Rrumit të Shijakut

Në kërkim për pengmarrje, arrestohet krahu i…

Është arrestuar në Durrës krahu i djathtë i Rrumit të Shijakut, Agron Bejdolli. Nga policia e Durrësit, mësohet se ai është arrestuar në banesën e tij në qytetin e Durrësit. Bejdolli ishte shpallur në kërkim nga policia pasi ishte me masë sigurie “arrest me burg” për heqje të paligjshme të lirisë, pengmarrje në bashkëpunim me shtetasin Pëllumb Muharremi alias Aleksander Laho ose siç quhet ndryshe Rrumi.

Në tetor të vitit 2022 vëllezwrit Gentian dhe Indrit Beqiraj u morën peng në autostradën Durrës-Tiranë nga Rrumi dhe Agron Bejdolli, pasi siç u zbulua më vonë nga policia, dy vëllezërit kishin marrë porosi për vrasjen e Rrumit.

Nga policia mësohet se Agron Bejdolli është përdorur për shumë vite nga Rrumi duke qenë krahu i tij i djathtë për shumë punë të pista. Ai po hetohet tashmë edhe për ngjarje të tjera kriminale dhe për momentin është në fazën e personit të dyshuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit