Në kërkim për vrasje, arrestohet në Kakavijë shtetasi shqiptar

Në kërkim për vrasje, arrestohet në Kakavijë…

Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar në doganën e Kakavijës. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “bashkëpunim në vrasje me dashje”.

Shqiptari ka tentuar të kalojë kufirin grek dhe është ndaluar nga sektori i verifikimit te pasaportave dhe policia e Janinës.

35-vjeçari është shpallur në kërkim për vrasjen e shqiptarit Rigert Dervishi, 32 vjeç, ndodhur më 13 nëntor 2016 në lagjen “Keratsini” të Pireut.

Sipas policisë greke, viktima Rigert Dervishi është qëlluar nga dy vrasës me pagesë gabimisht, pasi objektiv ishte baxhanaku i tij, shqiptari Th. V., sot 42 vjeç.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit