Në kërkim të heroit! Pamje nga brenda magazinës ku ka mbetur në flakë, Arjan Sala!

Në kërkim të heroit! Pamje nga brenda…

Këto janë pamjet nga magazina pranë qendrës tregtare te “Casa Italia” e cila prej më shumë se 40 orësh vijon të digjet pasi u përfshi nga flakët pasditen e të mërkurës. Zjarrfikëset kanë arritur ta shuajnë disa vatra zjarri por ende nuk ka asnjë shenjë nga roja e sigurisë, Arjan Sala. Sala në ditën që ra zjarri u fut për të shpëtuar punonjësit e tjerë por mbeti vetë brenda dhe që prej asaj dite nuk dihet asgjë në lidhje me fatin e tij. Zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve por shprehen se nuk kanë pajisjet e duhura për të ndërhyrë ashtu siç duhet pasi ka rrezik. Ndërkohë raftet metalike të rrobave e kanë bërë edhe më të vështirë ndërhyrjen pasi temperatura ka shkuar deri në 980 gradë.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fjoqnews%2Fvideos%2F750578785646786%2F&show_text=false&width=261″ width=”261″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit