Në këtë qytet u regjistruan më shumë raste me koronavirus sot

Në këtë qytet u regjistruan më shumë…

Një tjetër ditë rekord për numrin e rasteve të reja me koronarivus në Shqipëri.

Por sot numrin më të lartë të rasteve e ka shënuar Kruja, duke parakaluar Tiranën, që prej kohësh mbante vendin e parë me numrin më të lartë të të infektuarave.

Pjesë nga Deklarata e Ministrisë:

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 57 raste pozitive.

Kruja ka numrin më të lartë të rasteve ditore, me 16 të prekur që lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre, e ndjekur nga Tirana me 14 raste, 9 në Vlorë, 8 në Shkodër, 6 në Lushnje, 2 në Pukë, 1 në Durrës, 1 në Fier. Ndërkohë që janë në hetim shumë raste të reja në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Krujë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit