Në këtë shtet dënohesh me burg përjetë nëse infekton qëllimisht të tjetër me COVID-19

Në këtë shtet dënohesh me burg përjetë…

Në Indi janë ndërmarrë masa ekstreme për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Mediat indiane raportojnë se shteti verior në Indi, Uttar Pradesh, ka miratuar një ligj të rreptë i cili do të jetë përkohshëm.

Në vendimin e marrë thuhet se një person që infekton qëllimisht një person me koronavirus dhe për pasojë ai vdes do të dënohet 7 vjet deri në burgim të përjetshëm, bashkë me gjobë nga 3970 deri në 6610 dollarë.

India deri më tani ka regjistruar gati 38,000 të infektuar dhe 1886 të vdekur, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Indi.

Gjithashtu kujtojmë se nga dy deri në pesë vjet burgim për “infektim të qëllimshëm” me virus, por që nuk shkakton vdekje.

Ky vendim ka ngjallur shumë kritika nga ekspertë të shëndetësisë, por zyrtarët kanë thënë se vendimi është marrë që “të inkurajohen njerëzit që të raportojnë nëpër agjenci nëse dyshojnë se kanë qenë të infektuar me Covid-19”. /Boldnews.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit