Në këtë shtet Pornhub kërkon kartën e identitetit sa herë të hapni videot

Në këtë shtet Pornhub kërkon kartën e…

Disa nga faqet më të mëdha të internetit për të rritur, duke përfshirë Pornhub, po bllokojnë aksesin për përdoruesit e Utah, pas nënshkrimit të një ligji të ri që kërkon verifikimin e moshës çdo herë që qytetarët futen në të. 

Pornhub dhe sajte të tjera për të rritur të kontrolluara nga MindGeek, filluan të bllokojnë vizitorët me adresa IP të bazuara në Utah këtë javë. Ligji nuk lejon futjen në sajt të personave nën moshën 18.

Tani, në vend që të shohin përmbajtje për të rritur kur vizitojnë ato sajte, përdoruesve u shfaqet një mesazh që shpreh kundërshtimin ndaj SB287, ligji i Utah i nënshkruar nga guvernatori Spencer Cox në mars. 

Siç mund ta dini, zyrtarët tuaj të zgjedhur në Utah po na kërkojnë të verifikojmë moshën tuaj përpara se t’ju lejojmë të hyni në faqen tonë të internetit”, thuhej në ligj. 

Por kërkesa për verifikimin e moshës mund t’i çojë përdoruesit “në faqet me shumë më pak masa sigurie”. Aktori që lexoi mesazhin në kamera u bëri thirrje politikëbërësve që të “identifikojnë përdoruesit sipas pajisjes së tyre” në vend që t’u kërkojnë atyre të ngarkojnë ID-në e tyre të fotografisë. /CNN

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit