Në këtë vend të shpenzoni një mln $ dhe të blini një shtëpi vetëm 17 m2

Në këtë vend të shpenzoni një mln…

Nëse keni një milion dollarë në dispozicion dhe kërkoni të blini një shtëpi, ne do t’ju tregojmë më poshtë se cilat janë vendet ku mund të blini një shtëpi më të madhe, për shkak të çmimeve më të ulëta për m2. 

Për ata që kanë shumë para dhe duan shtëpi luksoze sigurisht që i kushtojnë shumë rëndësi vendndodhjes. Vendndodhja është gjithçka, por siç tregon grafiku, mund të ketë një efekt të madh në hapësirën që mund të përfitoni.

Ata që janë të vendosur për t’u transferuar në Monaco ndoshta do të duhet të bëjnë disa lëshime. E themi këtë sepse me një milion dollarë ju do mund të blini vetëm 17 metra katrorë objekt dhe nuk e dimë a ta quajmë atë një shtëpi apo jo. 

Opsionet ku mund të blini shtëpi me hapësirë të konsiderueshme do të ishin Mumbai ku me një milion dollarë mund të blini 113 m2 shtëpi, në Cape Town mund të blini 218 m2 shtëpi dhe 231 m2 shtëpi mund të blini në São Paulo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit