Në Kiev ra diçka e ndritshme nga qielli, por NASA thotë se nuk ishte sateliti i saj

Në Kiev ra diçka e ndritshme nga…

Një dritë misterioze që ndriçoi qiellin mbi kryeqytetin ukrainas Kiev krijoi shumë spekulime. Zyrtarët në Kiev thanë se dyshonin se ishte sateliti i NASA-s që pritej të binte në Tokë, por agjencia hapësinore amerikane i tha BBC-së se ai nuk kishte hyrë ende në atmosferën e Tokës atë kohë.

Forcat ajrore ukrainase sugjeruan që drita mund të ketë qenë një meteorit. Po ashtu forcat ajrore ishin të sigurta se nuk ishin shkaktuar nga një sulm ajror rus, një ngjarje shumë e njohur që nga pushtimi vitin e kaluar. Shkëlqimi i shndritshëm u vu re në qiellin mbi kryeqytet rreth orës 22:00 (19:00 GMT), raporton BBC.

Banorët e kryeqytetit ukrainas u shqetësuan nga një dritë e madhe, që ndriçoi qiellin e natës së mbrëmshme në Kiev për disa sekonda, duke shkaktuar komente të ndryshme në platformat e rrjeteve sociale.

Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko, qetësuesoi qytetarët përmes një shënimi në Telegram, duke thënë se dyshohet që drita e fortë ishte rezultat i rënies së satelitit të agjencisë hapësinore amerikane (NASA) që u dogj gjatë rënies në Tokë.

Rreth orës 22:00, në qiellin e Kievit është vërejtur ndezje e objekteve. Sipas informacioneve fillestare, ky fenomen ishte rezultat i rënies së një sateliti të NASA-s në Tokë”, ka shkruar Popko në një postim në Telegram. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit