Në kohë pandemie, 'përfiton' nga rasti kamioni me mbi 200 kg drogë

Në kohë pandemie, ‘përfiton’ nga rasti kamioni…

 Duket se koronavirusi na ka shperqëndruar të gjithëve.

Por ka dhe persona që përfitojnë nga rasti dhe duan të bëjnë lek.

Burimet na bëjnë me dije se një kamion me targa AA 450 YE drejtohej nga Florian Alimani nga fshati Gjoricë, me banim në Durrës.

Kamioni po ikte drejt Maqedonisë së Veriut dhe droga dyshohet të mos jetë ngarkuar në Dibër.

Lënda narkotike mbi 200 kg është gjetur në këtë kamion me logot e një mobilierie.

Mësohet se kamioni ishte i përshtatur dhe sasia e kanabisit ishte vendosur në një pjesë të ndarë në dyshemenë e kamionit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit