Në kohën e koronavirusit, këto janë rregullat e reja për ndeshjen Juventus- Milan

Në kohën e koronavirusit, këto janë rregullat…

Futbolli në kohën e koronavirusit. Po, sepse ajo që do të rifillojë sonte në Itali do të jetë një futboll ndryshe nga ajo që ishim mësuar ta shihnim disa muaj më parë.

Dhe jo vetëm sepse stadiumet do të jenë bosh dhe kjo jo për arsye disiplinore po për të zvogëluar kontaktet dhe grumbullimet e rrezikshme.

Edhe pse risia më thelbësore e prezantuar është takimi i futbollistave të cilët duke luajtur çdo tre ditë dhe në nxehtësinë e verës do të harxhojnë më shumë energji dhe do të jenë më të prirur për lëndime.

Prandaj dhe numri i zëvëndësimeve do të jetë nga 3 në 5.

Këto zëvëndësime do të bëhen në 3 momente gjatë 90 minutave natyrisht në intervale.

5 ndryshimet do të shihen në të gjithë Eurpën pasi në Itali është zgjedhur të eleminojë kohën shtesë nga dy gjysmëfinalet dhe nga finalja e Kupës së Italisë.

Nëse rezultati është barazim deri në minutën e 90 ateherë penalltitë do të gjuhen menjëherë.

Kështu që lojtarët kursejnë më shumë se 30 minuta përpjeke: një ‘kursim’ i dobishëm në funksion të turneut të kampionatit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit